Basha me biznesin e vogël: Xhepat e shqiptarëve po boshatisen, Ramavirusi po i godet përditë

0
Gjigandi

Në shumë prej daljeve të tij të fundit, kryetari i PD Lulzim Basha e ka vënë theksin te ekonomia dhe punësimi.

Basha është ndalur paraditen e sotme (11 qershor) në njësinë nr.4 në Tiranë ku ka takuar biznese të vogla.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se nga të gjithë dëgjon të njëjtat shqetësime si rënie e fuqisë blerëse, rritje e faturave, çmimeve si dhe pasiguri dhe pamundësi për të ardhmen.

Kryedemokrati tha gjithashtu se xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e tyre, paratë e taksave të tyre pasurojnë një grusht oligarkësh.

Postimi i plotë

RonaTyra

”Pamundësia për të siguruar mbijetesën ka prekur shumicën e shqiptarëve.

Nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes në këmbë, në kushte të vështira për bukën e gojës e në fund dalin me humbje: Kjo është e vërteta e përditshme e shitësve dhe sipërmarrësve te vegjël në Njësinë Nr. 4 në Tiranë.

Përditë nga çdo qytetar, pensionist apo i ri, konsumatorë apo tregtarë dëgjoj të njëjtin shqetësim; Rënie e fuqisë blerëse, rritje e faturave dhe e çmimeve, pasiguri dhe pamundësi për të nesërmen.

Ramavirusi po godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave. Xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e tyre, paratë e taksave të tyre pasurojnë një grusht oligarkësh.

Pas 7 vitesh ky km nuk mund të ofrojë më asgjë sepse gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike të shqiptarëve.

Njerëzit kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për punë, kanë nevojë për liri dhe mundësi. Shqipërisë i duhet një qeverisje normale, për të zgjidhur krizën që po thellohet çdo ditë dhe për të parë përpara drejt normalitetit dhe zhvillimit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu