Teksa po zhvillohej një debat i ashpër lidhur me Teatrin Kombëtar, aktori Artan Imami ka “shpërthyer” ndaj gazetarit Arjan Çani i cili po shprehte pikëllimin e tij për shembjen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar për t’i lënë vendin të riut.
Ata janë përplasur me njëri-tjetrin, duke degjeneruar edhe në fyerje personale.
Imami i ka kujtuar Çanit zaptimin e ish Kinostrudios, vend tek i cili janë ngritur disa televizone.
Aktori i ka kujtuar Çanit këtë skandal të madh duke nënvizuar se asnjë prej tyre nuk ka folur duke e konsideruar si hipokrizi qasjen e sotme.
Teksa po flisnin për argumentet pro dhe kundër, Imami e ka pyetur se pse nuk ka folur për zaptimin e ish Kinostudios, vend ku sot është TV Klan.