Artan Imami përplaset me drejtuesin e emisionit: Pronari jot rrafshoi Kinostudion dhe s’e hapët grykën

0
Gjigandi

Teksa po zhvillohej një debat i ashpër lidhur me Teatrin Kombëtar, aktori Artan Imami ka “shpërthyer” ndaj gazetarit Arjan Çani i cili po shprehte pikëllimin e tij për shembjen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar për t’i lënë vendin të riut.

Ata janë përplasur me njëri-tjetrin, duke degjeneruar edhe në fyerje personale.

Imami i ka kujtuar Çanit zaptimin e ish Kinostrudios, vend tek i cili janë ngritur disa televizone.

Aktori i ka kujtuar Çanit këtë skandal të madh duke nënvizuar se asnjë prej tyre nuk ka folur duke e konsideruar si hipokrizi qasjen e sotme.

Teksa po flisnin për argumentet pro dhe kundër, Imami e ka pyetur se pse nuk ka folur për zaptimin e ish Kinostudios, vend ku sot është TV Klan.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu