Djali i Almedës dhe Tolgahanit dje i është nënshtruar një operacioni.
Sipas medieve turke, Efehan, i është nënshtruar një operacioni në kokë, për shkak se i ishin shfaqur cistat dermoid.
Përmes një postimi në Instagram, Almeda ka folur pas operacionit të të birit, i cili është duke u rikuperuar.
Ajo thotë se gjithë ata që na njohin dhe ata që nuk i njohim personalisht, kanë thirrur, dërguar mesazhe e lule, për Efehanin.
Ajo falënderoi doktorin dhe stafin e spitalit që po kujdesen për të birin e tyre, ndërsa falënderon Zotin që Efehan është mirë pas operimit.
![Image](https://i0.wp.com/abc24.al/wp-content/uploads/2019/11/1572636176_261_Almeda-Abazi-flet-pas-operacionit-te-djalit-kjo-eshte-gjendja.jpg?w=696&ssl=1)