Ndikimi i këngëtarëve shqiptare në botë, Apple Music krijon platformën muzikore ‘Shqip Vibes’

0
Gjigandi

Vajzat shqiptare kanë arritur që emri i vendit tonë të dëgjohet kudo në botë fal suksesit që kanë arritur në skenën e muzikës ndërkombëtare.

Rita Ora, Dua Lipa, Bebe  Rexha, Ava Max janë vetëm disa prej kënëgtarve shqiptare që po “pushtojnë” botën, e numri është duke u rritur çdo herë e më shumë.

E, artistet shqiptare kanë qenë shkaktaret kryesore që Apple Music së fundi ka krijuar platformën muzikore, ‘Shqip Vibes’.

Shqip Vibes

”Këngëtaret me origjinë shqiptare si Rita Ora dhe Dua Lipa e kanë futur shtetin e tyre në hartën globale, dhe poashtu të gjithë ato talente të cilët janë të gatshëm për të marrë vëmendjen. Përzierja e tyre urbane/pop ritmike e këngë të reja dhe të kohëve të fundit sjell ritme shqip, për një natë me miqtë në shtëpi ose për të filluar festën shumë kohë përpara se të shkoni në klub.”, thuhet në platformën muzikore për “Shqip Vibes”.

RonaTyra

Më këtë platforma përfshin edhe këngë nga Kosova dhe Shqipëria, me hitet më të reja të artistëve shqiptarë.

Image

Shqip Vibes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu