Moderatorja e njohur Alba Çobaj, ish-pjesëmarrëse në reality show Big Brother Albania, është bërë nënë për herë të parë.
Ardhja në jetë e vajzës së saj ka ndodhur këtë të premte 19 qershori, tek materniteti i ri në kryeqytet.
Duke ndarë foto nga dora e vogëlushes, Alba zbulon emrin Sofia dhe ndan një mesazh emocionues.
“Nuk gjej fjalët ende ta përshkruaj mrekullinë e atij çasti kur mjekët ma vunë sipër në kraharor dhe unë rilinda. Faleminderit Zot për këtë bekim që na dhe duke na bërë prindër të dashurisë sonë Sofia. Mezi pres të ndaj me ju videon e eksperiencës së lindjes, që sigurisht ishte me e bukura në botë.
Falë përkushtimit dhe stafit të mrekullueshëm të maternitetit ‘Koço Gliozheni’, falë mamive Nina, Moza dhe pjesës tjetër, gjithçka shkoi perfekt dhe u jam pafund mirënjohëse. Faleminderit dhe mjekut tim të besuar, Helidon Klosi, i cili e bëri rrugëtimin tim dhe të Sofias më të lehtë e më të bukur. Të duam shumë Sofia jonë e shpirtit. Mami Alba dhe babi Migeni të kanë arsyen e jetës”, shkruan Alba.