Aktori i njohur thotë se vajza e tij është shëruar nga koronavirusi

0
Gjigandi

Matt Damon thotë se vajza e tij 21 vjeçare është rikuperuar nga koronavirusi.

Matt Damon ka zbuluar vajza e tij e madhe Alexia, 21 vjeçe, e kishte kontraktuar koronavirusin derisa banonte në Nju Jork, shkruan DailyMail.

Ylli i filmit “Bourne Identity”, 49 vjeç, foli me Graham O’Toole dhe Nathan O’Reilly në emisionin e radios “Spin 103.8” në Irlandë, ku pranoi se përballja me COVID-19 “është e frikshme”.

Bashkë me familjen e tij, Matt është i izoluar në periferi të Dublinit, pasi ishte aty për xhirime kur u anuluan fluturimet.

Muajin e kaluar u bë e ditur se Matt, gruaja e tij Luciana, dhe vajzat e tyre Isabella, 13, Gia, 11, dhe Stella, nëntë, kanë jetuar në rezidencën 8 milionëshe (8,6 milion dollarë ) në zonën luksoze.

RonaTyra

Në bisedën e tij në radio, Matt tha: “Vajza jonë e madhe është në kolegj, ajo është në Nju Jok. Ajo kishte COVID-19 me të cilin u diagnostikua herët, së bashku me shoqet e saj të dhomës dhe e kaloi mirë. Por të gjithë janë në rregull. Është e frkishme për atë brez kjo periudhë”.

Ai shtoi se tani mendon që të gjithë ne e kemi marrë mesazhin e duhur, kur po qëndrojmë të izoluar dhe po praktikojmë distancimin shoqërorë e larjen e shpeshtë të duarve, megjithatë thekson se kjo gjë është e frikshme.

Meqenëse ka qëndruar në Irlandë gjatë izolimit, aktori tha se është vend i jashtëzakonshëm.

“Një nga vendet më të bukura që kam qenë ndonjëherë. Ndihem sikur të jem në një përrallë këtu”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu