“24 orë me dashnoren në burg e tallej me Kejsin”, Stresi: Popull injorant, duan të na shkatërrojnë nga xhelozia

0
Gjigandi

Një nga lajmet më të bujshme të javëve të fundit ka qenë një koment nga një adresë anonime që u bë në Instagramin e Keisit, bashkëshortes së reperit Stresi. 

Ndër të tjera, në koment thuhej se gjatë periudhës që ai ishte në burg kontaktonte çdo ditë me “dashnoren”, madje sa herë që Keisi i telefononte, ai i referohej me fjalë ofenduese përpara të gjithë personave në tavolinë.

Por Stresi ka dhënë versionin e tij mbi këtë histori i ftuar në emisionin e saj, “Glamour Zone”. Reperi e mohon duke thënë se shprehet se nuk është pjesë e karakterit të tij.

Ester Bylyku: Thuhej që gjatë periudhës që ke qenë në burg, ke qenë në kontakt, 24 orë me ‘dashnoren tënde’  dhe kur të merrte bashkëshortja në telefon ose të shkuante, ishit një grup në tavolinë. Ti e shikoje mesazhin e saj dhe thoje ‘prap kjo budallaqja’ dhe talleshit të gjithë me të.

Stresi: Ky është idjotllëku, që është populli injorant, që i beson dhe e bën lajm këtë gjë. Jane njerëz që duan të na shkatërrojnë nga xhelozia.

RonaTyra

Ester Bylyku:  Pra nuk është e vërtetë?

Stresi: Aspak. Nuk është pjesë e karakterit tim.

Stresi shtoi se aktualisht është i martuar dhe se nga ana e tij e merr në konsideratë rikthimin, gjithmonë nëse nuk është vonë.

Stresi: “Aktualisht jam i martuar. Jam një burrë i martuar. Kam përgjegjësi. Gjendja shpirtërore është me ulje-ngritje, nga mirë fare në çka. Normalisht që ka komunikim (me Keisin), komunikim mund të ketë dhe për respekt, për hatër të disa gjërave. Çdo gjë shkon me kohën. Kthimin duhet ta marrin në konsideratë të dy palët jo vetëm njëra. Unë normalisht që po, sa s’është bërë vonë. Ajo vjen vetë kur e ndjen!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu