Foto e rrallë, nusja e mrrolur, sportistët e Kosovës në pajton ditën e martesës

0
Gjigandi

Janë modestë, flasin shumë pak dhe tërë përqendrimin e kanë në punën profesionale. 
Është çifti i lumtur, ish basketbollisti Arben Bislimi dhe ish volejbollistja Mimoza Shkodra.

Mrekullia tjetër është se të dytë janë nga Gjilani, të dashuruar edhe në sport, por disa herë kanë mospajtime sportive sepse si njëri po ashtu edhe tjetri mendojnë se ishin më të suksesshëm s’e tjetri si lojtar-e aktiv-e.

Dy emra të njohur të sportit, që po e kalojnë jetën bashkëshortore me lumturi sa edhe rrethi e shoqëria ju lakmojnë.

Arben Bislimi dhe Mimoza Shkodra

RonaTyra

Arbeni është trajner i basketbollit, ndërsa Mimoza nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovë apo goxha me pushtet, si dhe profesoreshë e shkencave sportive.

Mimoza ka publikuar një foto kur ishte martuar në vitin 2006, kur hypën edhe në pajton duke e bërë edhe më madhështore dasmën. Edhe në foto shihen se sa të hareshëm ka qenë, paksa Mimoza e mrrolur por Arbeni i buzëqeshur me ato flokë kaçurrela. Plot 13 vite martesë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu