“Zgjedhorja”/ Hajdari: Të punojmë pa pushim, të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrihet kompromisi

0
Gjigandi

“Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen”, deklaroi pak minuta më parë Rudina Hajdari.

Hajdari kërkoi mosmbylljen e mbledhjes derisa të arrihet kompromisi për këto çështje:

“Sistemin Zgjedhor; Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve; Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore; Kolegjin Zgjedhor.”

“Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqiptarët, qartazi, sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura. Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30-vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar. Unë mbetem e vendosur për t’i zgjidhur këto çështje, ndaj i ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu