Tristan nuk heq dorë nga Khloe, ja çfarë bën kësaj here për të publikisht

0
Gjigandi

Tristan Thompson duket se nuk ka hequr dorë së rifituari ish-partneren e tij, Khloe Kardashian. Së fundmi basketbollisti i NBA ka vendosur ta urojë publikisht 35-vjeçaren pasi fitoi çmimin ‘People’s Choice Award’. Ky nuk ka qenë momenti i vetëm, ku Tristan ka vendosur të shkruajë apo të flasë për mamanë e vajzës së tij publikisht. Prej kohësh ai është këmbëngulur për t’u rikthyer me të, ndonëse Kardashian ka vendosur mos t’i përgjigjet.

Pak ditë më parë Tristan e surprizoi Khloe-n duke i çuar disa tollombace të cilat lexonin emrin më të fundit të koleksionit të parfumeve të saj, duke theksuar se kjo ishte një dhuratë nga ai dhe vajza e tyre 1-vjeçare.

Pavarësisht se veprimet e Thompson kanë qenë nga më të ndryshmet, duket se asgjë prej tyre nuk ka mjaftuar që Khloe të mund at falë tradhtinë me Jordyn Woods në muajt e parë të këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu