Këtë javë drama mes Bella Hadid-it dhe Selena Gomez-it ka qenë ndër më të diskutuarat në rrjet. Kjo për shkak se Selena i bëri “follow” modeles në Instagram dhe komentoi në një foto të saj “Mahnitëse”, ndërsa Bella jo vetëm që nuk e ndoqi mbrapsht këngëtaren, por fshiu foton ku ajo i komentoi. Ky veprim nuk u pëlqeu aspak fansave të Selena-s që e bënë këtë çështje të madhe. Në një postim në një faqe fansash Selena komentoi “ta shpif” duke iu referuar veprimit të Bella-s.
Por pas rrëmujës së madhe në media, duket se çështja mes tyre është sqaruar. Pas komentit që bëri, Selena ka reaguar sërish e penduar:
“JO. Nuk duhet të kisha folur pa ditur të vërtetën. Më falni. Ju lutem mos u tregoni të ashpër. Ajo është një njeri i mrekullueshëm dhe ishte i gjithë një keqkuptim.”
Sipas TMZ, vajzat kanë folur privatisht me njëra-tjetrën dhe janë sqaruar rreth postimit të fshirë. Tani nuk ka më asnjë hatërmbetje mes tyre.