Studimi SHBA: Burrat duhet të pijnë vetëm një pije alkoolike në ditë

0
Gjigandi

Nëse je duke lexuar këtë teksa je duke pirë birrën e dytë pasdite, do të duhet të ndalosh.

Në SHBA burrat po nxiten të reduktojnë marrjen e pijeve alkoolike me maksimumi një në ditë, nga dy që rekomandoheshin më parë.

Komiteti shtetëror i këshillimit të dietës tha se është mirë që si burrat e gratë ‘të pijnë vetëm një pije alkoolike’ duke rekomanduar se ka një rritje të konsiderueshme në përqindjet e vdekjeve të atyre që konsumojnë dy ose më shumë të tilla.

Kërkimet e fundit sugjerojnë se edhe konsumuesit e moderuar të alkoolit sjellin rritje të rrezikut të kancerit dhe vdekjes së parakohshme.

Rekomandimi i ri është i ngjashëm me direktivat në Britani të cilët u ndryshuan në 2016. Më herët Britania rekomandonte dy pije alkoolike në ditë.

RonaTyra

Autoritetet në Kanada thonë se ‘konsumi i alkoolit me rrezik të ulët’ është ai i rreth dhjetë pijeve alkoolike në javë për gratë dhe 15 për burrat, duke shtuar se edhe ata njerëz që pijnë alkool sipas masave të rekomanduara, janë të rrezikuar të zhvillojnë sëmundje të rënda të lidhura me alkoolin.

Ata thonin se në rajonin kanadez të British Columbia 50% e vdekjeve nga kanceri i lidhur me konsumin e alkoolit, ishin mes konsumuesve të moderuar të pijeve alkoolike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu