Spitalet rajonale rifillojnë punën me operacionet e planifikuara

0
Gjigandi

Spitalet rajonale dhe universitare në të gjithë vendin hapen sot dhe rifillojnë kryerjen e operacioneve të planifikuara më parë dhe që ishin shtyrë për shkak të pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve dhe personelit të këtyre institucioneve të ruajnë rregullat e distancimit fizik dhe të të higjienës.

Në mesazhin e saj thuhet:

Për respektimin e distancimit fizik dhe higjienës, qendrat shëndetësore, poliklinikat dhe spitalet kanë përshtatur infrastrukturën e tyre bazuar në rregulla strikte sipas udhëzimeve të protokollit.

Në vijim të planit të rihapjes graduale spitalet rajonale dhe ato universitare, prej ditës së sotme do të vijojnë me rikthimin e ndërhyrjeve të planifikuara.

RonaTyra

Ju lutemi respektoni rregullat e distancimit dhe higjienës personale në institucionet shëndetësore, për të shmangur përhapjen e infeksionit COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu