Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, tha se Shqipëria duhet të shkojë një orë e më parë në zgjedhje pasi duhet ndalur gjendja kasatrofike në të cilën ndodhet ekonomia në vend.
Edmond Spaho: ”Shqipëria duhet të shkojë një orë e më parë në zgjedhje. Gjendja ekonomike është katastrofike. Të gjithë tregusesit që po publikohen tregon që Shqipëria po shkon drejt një recesioni të thellë. Sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje aq më mirë do jetë sepse do të krijohen kushte për të ndalur këtë katastrofë ekonomike.”
Sa i takon mundësisë për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, Spaho shprehet se kjo është një tentativë e kryeministrit Rama, i cili pas zgjedhjeve do mundojë të përçajë opozitën, por që sipas tij nuk do t’ia arrijë.
Edmond Spaho: ”Tentativa për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme në tavolinë nuk kanë për tu pranuar. Ndryshimet kushtetuese kërkojnë konsensus ndërmjet palëve politike, palë në këtë rast është opozita e bashkuar. Kërkon të hiqen koalicionet parazgjedhore sepse shkon me shpresë që do mund të arrijë një rezultat të tillë që pastaj të përpiqet pas zgjedhjeve të përçarjë opozitën dhe të formojë qeverinë. Skenare të tilla i ka të gjitha të dështuara. As mos ta mendojë se mund të gjejë të çara mes opozitës.”