Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Presidentin, komentojnë analistët

0
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Presidentin, komentojnë analistët
Gjigandi

Analistë të politikës pohojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Presidentin Meta dëshmon integritet dhe është një leksion për të gjithë palët e politikës në Shqipëri.

Ata besojnë që ndonëse Presidenti Meta nuk ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës, kjo ngjarje është një thirrje që të gjithë palët të reflektojnë dhe të japin ndihmesë në maturimin e institucioneve demokratike.

Studiuesi Afrim Krasniqi thotë se provua që Presidenti Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës, por vendimi i zbardhur do të jetë një mësim për të gjitha palët sa i takon respektimit të integritetit të institucioneve.

“Vendimin e Gjykatës Kushtetuese duhet ta lexojnë qartësisht të dyja palët: parlamenti për të kuptuar që nuk mund të përdoret në funksion të agjendave politike të ditës dhe duke shkelur çdo normë të jetës politike parlamentare, dhe nga ana tjetër duhet ta lexojë presidenti, i cili duhet të sillet si kreu i Republikës, një drejtues shtetëror që përfaqëson vlerat më të mira të vendit dhe duhet të kufizojë retorikën e tij, duke u kthyer në funksionet e kryetarit të shtetit” –

thotë zoti Krasniqi.

RonaTyra

Shumica socialiste ka investuar energji me dy komisione parlamentare, ndërsa Komisioni i Venecias nxori dy Opin ione për këtë temë.

Analisti Lutfi Dervishi thotë se kjo është një situatë e pazakontë, kur Gjykata rrëzoi shumicën socialiste, e cila së bashku me mbetjet e listës së opozitës bojkotuese arritën 2/3 e votave për hetime ndaj presidentit. Gjykata provoi fuqinë e saj kushtetuese që të zgjidhë konfliktet institucionale të forta mes presidentit me parlamentin, thotë ai.

“25 vjet pas miratimit të Kushtetutës në vitin 1998 ne duhet të kujtohemi që institucioni i Presidentit e ka shumë të nevojshëm një ligj për funksionimin e tij, për të qartësuar dhe disiplinuar kompetencat dhe marrëdhëniet ndërinstitucionale. Këtë e ka në dorë shumica, parlamenti dhe kjo gjë mund të bëhet për të mënjanuar konfliktet e mëtejshme”

– thotë zoti Dervishi.

Ndërsa analisti Krasniqi shtoi se zoti Meta është defaktorizuar si president prej sulmeve dyvjeçare të shumicës socialiste, por pa u zgjidhur problemet në radhët e opozitës nuk është i qartë pozicioni i LSI në skenën politike.

Ndërsa Partia Demokratike, sipas tij, duhet të riformatohet dhe të bashkohet përballë socialistëve, nën qeverisjen e të cilëve korrupsioni është i pranishëm kudo dhe SPAK ka nisur të hetojë dosje korrupsioni me rëndësi.

“Nëse SPAK i dërgon këto dosje deri në fund do të jetë një katarsis (pastrim) i madh i politkës, sepse në to janë përfshirë një numër i madh i zyrtarëve politikë. Kjo është sfida dhe mendoj që SPAK duhet ta përballojë këtë sfidë. Shqipëria ka nevojë për sinjale pozitive, që në këtë vend jetohet dhe në këtë vend dhe do të vijë një ditë kur të pandëshkueshmit do të ndëshkohen. Në këtë kuptim vendimi i Gjykatës Kushtetuese është pozitiv dhe ne presim që edhe SPAK do ta tejkalojë këtë vijë të kuqe dhe do t’i japë shpresë këtij vendi”

– thotë zoti Krasniqi.

Gjykimi i presidentit nga Gjykata Kushtetuese e re “për shkelje të rënda kushtetuese” ndodhi në të njëjtën kohë me hetimet që prokuroria e re SPAK po kryen për korrupsionin e dyshuar me investimet e incineratorët. Por drejtësia e re ka krijuar një atmosferë të frikshme vetëm për ish zyrtarët, thotë zoti Dervishi.

“Drejtësia e re është ende e dobët dhe e brishtë për t’u marrë me njerëzit në pushtet, por duket se ka kuroajon të paktën të merret me ish zyrtarë të pushtetit. Megjithatë, për të gjithë ka ardhur çasti ta kuptojnë se në pushtet nuk je i përjetshëm dhe se dita e gjykimit, me vota nga qytetarët apo me procese nga gjykata, nuk është e largët”

– thotë zoti Dervishi.

Analistët besojnë që pritshmëritë dhe etja e qytetarëve për drejtësi mbeten të larta për t’i dhënë fund kulturës negative të pandëshkueshmërisë së korrupsionit.

“Secili nga aktorët politikë duhet të përballet me dy elementë themelorë: me listën e zezë amerikane dhe me ata që do të jenë në listën e ardhshme amerikane, sepse Shqipëria qeveriset prej vitesh nga Partia Socialiste dhe korrupsioni është në nivel jashtëzakonisht të lartë dhe ne të gjithë jemi duke pritur që zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste që kanë abuzuar me pushtetin të përballen me drejtësinë dhe të përballen edhe me ndëshkimin nga aleatët tanë kryesorë”

– thotë zoti Krasniqi.

Analistët besojnë që me vendimin e fundit Gjykata Kushtetuese i dha legjitimitet vetvetes si një institucion i ri, duke mos iu nënshtruar presioneve politike të ditës, ndërsa për zotin Meta është çështje kohe se kur ai do të kthehet në arenën politike me të njëjtën ritëm si para mandatit presidencial./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu