Pas skandalit të miliarderes tek “Forbes”, Kardashian kaloi një natë jashtë me mikun e Kendall Jenner, Fai Khadra.
Ishte një natë pa përgjegjësinë e një nëne, pasi Kylie doli nga izolimi në rezidencën e saj.
Në fotografitë e marra nga “Daily Mail”, Kylie duket se i harroi rregullat e distancës sociale në klub-in “Bootsy Bellows”, i cili u hap vetëm për ta, pasi Covid-19 ka mbyllur çdo gjë në Los Angeles.
Ajo u fotografua krah për krah me mashkullin që e shoqëronte. Për të qenë komode gjatë natës, Kylie kishte veshur një palë pantallona dhe një ‘crop top’ (bluzë e shkurtër) duke nxjerrë në pah linjat e saj.
Thuhet se dyshja qëndroi jashtë deri në orën 01:20 të mëngjesit.
Në Kaliforni, njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për të blerë ushqime ose për një punë që nuk mund të bëhet nga shtëpia.