Aktorja e njohur, Olta Gixhari duket se është duke përjetuar periudhën më të bukur në jetën e saj dhe nuk ka hezituar t’i ndajë emocionet e saj me të gjithë.
Ajo ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur duke përshkruar gjithë mrekullitë që i ka dhuruar zoti femrave gjatë pritjes së ëmbël.
“Zoti ka bërë mrekulli me trupin e femrës, gjinjë të fryrë nga qumështi, bark i rrumbullakosur si një vend special ku rrisim kryeveprën tonë. Shijojeni shtatzëninë, mos kini ‘turp’ nga trupi juaj në këtë proces magjik. E ka fal zoti femrën. Ju dua qenie të bukura që vetëm dashuri përcillni”, ka shkruar Gixhari krah postimit në ‘Instastory’.
Olta duket mjaft e lumtur nga kjo pritje e ëmbël dhe ka nisur të publikojë herë pas here momente të ndryshme me barkun e rrumbullakosur që rritet nga dita në ditë.