Shëngjini me gërmadha/ IKMT shembi 18 objekte pa leje ndërtimi

0
Gjigandi

Në Shëngjin janë prishur 18 objekte pa leje ndërsa në Tale janë prishur 17 ndërtesa.

Pronaret e bizneseve kundërshtuan prishjen e objekteve duke pretenduar se operonin me leje.

Sot në Shëngjin kanë mbetur rrënojat të cilat për sezonin turistik janë mjaft të shëmtuara.

Myrteza Katroshi është pushues ne Shëngjin dhe ai sot po pastron pasi nuk i duket aspak normale situata e krijuar. Ndërhyrja tregon ai duhet te ishte bërë ne periudhën e dimrit pasi ne këto momente dëmtohet rëndë turizmi ne këtë zonë

Edhe për Afrim Krasniqin nga Kosova ndërhyrja e IKMT ne kete periudhë ishte aspak e përshtatshme pasi largon turizmin

RonaTyra

Kundër ndërhyrjes ne këtë periudhë ka qenë edhe kryebashkiaku i Lezhës i cili replikoi me ministrin mbi këtë çështje dhe dëmtimin qe i shkakton Shëngjinit ndërhyrja e IKMT.

Një ditë pas kësaj ndërhyrje nga IKMT ne Shëngjin janë rrënojat dhe inertet e objekteve te shembura përgjatë brezit ranor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu