Gjelbërimi në zyra përmirëson shëndetin mendor të të punësuarve dhe rrit produktivitetin e tyre
E dimë që bimët fisnikërojnë ambientin jetësor, ndërkaq një hulumtim i ri i bërë në Japoni ka treguar që gjelbërimi në zyra përmirëson shëndetin mendor të të punësuarve dhe rrit produktivitetin e tyre.
Punëtorëve u janë dhënë lule që t’i mbajnë në tavolinën e punës me detyrë që rregullisht t’i ujisin dhe të kujdesen për to.
Pas disa muajve kanë analizuar produktivitetin e tyre, shëndetin mendor dhe fizik dhe kanë ardhur në përfundim që lulet kanë pasur ndikim pozitiv te të punësuarit.
Gjelbërimi në zyra ka zvogëluar edhe nivelin e tensionit, stresin dhe anksiozitetin.
Ata të cilët janë kujdesur për lulet, kanë ardhur në punë më të lumtur dhe më të pushuar, për dallim nga të tjerët.
Pos që i kontribuojnë shëndetit dhe atmosferës së mirë në ambientin afarist, lulet janë të nevojshme edhe për shkak të oksigjenit, i cili përmirëson kujtesën.