Mbrëmja e sotme në “Shiko kush LUAN” kaloi me shumë humor, argëtim e mbi të gjitha me deklarata të papritura. U zbulua se Elvana Gjata qenka artistja që këngëtari Sergio pëlqen më së shumti falë lojërave të realizuara në studio.
Një prej këtyre lojërave ishte edhe “Basket”.
Këngëtari Sergio ishte i ftuar këtë të shtunë në emision e pikërisht në këtë lojë u pyet se nëse puthjen e parë do e jepte sot, me cilin personazh të njohur shqiptar do donte ta ndante.
Këngëtari tejet i pëlqyer nga vajzat tha emrin e Elvana Gjatës duke treguar publikisht pëlqimin ndaj saj.