Për “Ditën e Nënës”, Kim Kardashian i bën dhuratën më të veçantë Kris Jenner

0
Gjigandi

Kim e uroi në mënyrën më të mirë nënën Kris Jenner në ditën e saj.

Kim Kardashian ka rregulluar disa fotografi të nënës së saj, të cilat ishin realizuar shumë vite më parë.

Njëra prej imazheve ishte shkrepur në dasmën e Kris Jenner, kurse në tjetrën ajo shfaqet me bikini në top-formë.

Për këtë dhuratë të veçantë, Kim tha se u emocionua edhe ajo, kurse Kris ishte ndjerë tejet e lumtur pasi i pa fotografitë e vjetra.

“Ky është një postim i hershëm i ‘Ditës së Nënës’ për nënën time! Nëna më e mirë në të gjithë botën! Nuk mund të prisja t’i dhuroja dhuratën e saj! Jetoj për dhurata sentimentale dhe isha aq e emocionuar kur gjeta fotografin e dasmës, Alfred Garcia, i cili e fotografoi atë dhe martesën me babanë tim më 1978. Bleva kamerën që ai përdori në ditën e tyre të dasmës dhe fotot dhe bëra një album për të. Ajo kurrë nuk i kishte ato fotografi dhe kur i pa ato u lumturua shumë! Gëzuar Ditën e Nënës, të dua nënë! Dhe fotografia e parë e juaja që kam postuar në bikini është bërë pasi e keni lindur Robin, dukeni perfekte !!! Gjithmonë në gjithçka që bëni !!!!!”, janë fjalët e saj. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu