Sherri i bujshëm me Cllevion, Noizy: Shpesh herë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral, por jo ta te…

0
Sherri i bujshëm me Cllevion, Noizy: Shpesh herë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral, por jo ta te…
Gjigandi

Noizy është përfshirë së fundmi në një përleshje fizike me Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

Sherri i tyre ka bërë bujë të madhe, gjersa menjëherë pas kësaj janë deklaruar të dy.

E një reagim tjetër është bërë sërish nga Rigels Rajku (emri i vërtetë) në disa postime që ka shpërndarë në InstaStory.

Noizy (Foto: Instagram)

RonaTyra

“Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpesh herë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo nuk do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh ta ofendosh familjen time ose familjarët rrethin tim. Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë. Jeta vazhdon”, shkroi Noizy në një postim.

“Ju siguroj që vetëm nuk ka qenë. Por katër makina plot me çuna që vetëm dy veta i dolën Zot. Në besë e kanë pre shokët e vet që kishin ardhur të bëjnë video gjithë me telefona në dorë”, shtoi në tjetrin duke sjell pamje nga makinat që e shoqëruan Cllevion.

Noizy (Foto: Instagram)

“Dhe nuk ka ndodhur në shtëpi por në rrugë. Ku kanë hy brenda në lokal gjithë duke bërë si të fortë deri sa dola jashtë. E kemi pa sa herë ka kërkuar falje dhe mbas 30 minutash prapë duke sharë. I kemi parë të gjitha. Këto lajkat nuk ua blen kush”, tha më tej ai.

Përleshja e tyre duket të ketë nisur nga ngacmimet e Cllevios që ia bëri Noizyt në rrjete sociale.

/abc24.al/

Noizy (Foto: Instagram)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu