Aktori Burak Ozçivit të cilin e ndjekim mbrëmjeve në TV Klan me serialin “Osmani”, vitin e kaluar u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Fahriye Evcen solli në jetë një djalë.
Çifti i vendosi djalit emrin Karan dhe gati për një vit e mbajtën larg rrjeteve sociale duke mos e treguar portretin e tij. Edhe vetë Burak ka qenë shumë i rezervuar në deklaratat e tij, ndryshe nga bashkëshortja e cila pak kohë më parë publikoi dy foto me të voglin e tyre.
Së fundmi edhe Burak ka vendosur të publikojë foton e parë të djalit dhe një moment shumë të ëmbël. Vogëlushi shfaqet duke parë të atin në televizor, teksa transmetohet seriali “Osmani”.
Karan tregon me gisht nga televizori ndërsa aktori e ka fotografuar menjëherë këtë moment. Foto të cilën Burak e publikoi në Instagram arriti brenda pak orësh 1 milion pëlqime duke thyer kështu rekord. “Shpirt i shpirtit tim”-ishte përshkrimi që aktori kishte vendosur krah fotos.