Aktorja e njohur Olta Gixhari po shijon lidhjen e dashurisë me partnerin e saj, të cilit ende nuk i dihet identiteti.
Ata kanë kaluar së bashku karantinën në Spanjë, por përveç dashurisë, Olta tani po shijon edhe pritjen e ëmbël, ardhjen në jetë të fëmijës së saj. Nuk dihet ende se në çfarë muaji është, por aktorja shpesh herë ndan nëpër rrjetet sociale foto gjatë periudhës së shtatëzënisë.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në “Instastory” me një rroba banjo dhe barkun e rrumbullakosur me një mbishkrim shumë domethënës për femrën.
Olta i bën thirrje të gjithë femrave që mos trupërohen me ndryshimin që pëson trupi i tyre gjatë shtatzënise se ato janë të vetmet që mund të sjellin në jetë një mrekulli.
“Zoti ka bërë mrekulli me trupin e femrës, gjinjtë të fryrë nga qumështi, bark i rrumbullakosur si një vend special ku rrisim kryeveprën tonë. Shijojeni shtatzëninë, mos kini turp nga trupi juaj në këtë proces magjik. E ka fal Zoti femrën! Ju dua qenie të bukura që vetëm dashuri përcillni!”, është mesazhi i Oltës.