Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë deputetin Ralf Gjoni pasi që ka konsideruar shkelje të rregullores me sjelljen e tij në seancën e shkuar.
Gjoni nxorri disa lëpirëse në foltoren e parlamentit në momentin kur po mbante fjalën e tij, ndërsa kërkoi edhe disa herë replika me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili e paralajmëroi për disa herë.
Deputetët që kërkuan përjashtimin e Ralf Gjonit
-Evis Kushi
-Vasilika Hysi
-Almira Xhembulla
-Ardiana Jaku
-Artemis Malo
-Vilma Bello
-Elona Hoxha
Ndërkohë në orën 10:00 në selinë e Kuvendit lidhur me këtë masë, të vendosur ndaj tij, pritet që të flasë vetë Gjoni.