Mjeku epidemiolog, Dritan Ulqinaku, i ftuar në emisionin “Repolitix” ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë.
I pyetur lidhur me aktin normativ të lëshuar nga ministrja e Shëndëtësisë për mbylljen e bareve dhe lokaleve, Ulqinaku u shpreh se qeveria ‘kyç’ ato biznese, të cilat nuk mund të kontrollohen dhe sensibilizohen me gjoba.
“Mbyllim ato që nuk kontrollojmë dot. Nuk zgjidhet kjo punë me gjoba. Për mua mbyllja është turp por nuk po sensibiliozen dot. Një gotë verë dhe njerëzit afrohen dhe bëhen të dashur, infektohen. Muzika është hynore, por alkooli, muzika bashkë bëhen të rrezikshme. Mendoj që rregullat nuk duhet të vazhdojnë për një kohë të gjatë,“-u shpreh ai.