Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Basha: Është koha për njohje reciproke me Serbinë

0
Gjigandi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale thekson se sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Sipas kreut të PD-së, njohja reciproke do iu shërbejë qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.
Kjo deklaratë e fortë e kryedemokratit vjen pas vizitës së tij dyditore në Kosovë, ku u takua me krerët më të lartë të shtetit.
“10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.” shkruan Basha.
Kreu i PD-së, më tej thotë se Shqipëria duhet të jetë në krahë të Kosovës në këto momente ku pritet të bisedohet në BE për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
“Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë  dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen,”-shkruan Basha.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu