Zhdoganoi mallin në Kakavijë sipas rregullave, pak ditë më vonë figuron debitor

0
Zhdoganoi mallin në Kakavijë sipas rregullave, pak ditë më vonë figuron debitor
Gjigandi

Një qytetar nga Fieri tregon se ka zhdoganuar ne Kakavijë disa shezllone dhe krevate që sillte nga Greqia, ai thotë i kam paguar 1200 euro punonjëses kur i solla. “Aq sa më kërkuan jua dhashë, madje më dhanë dhe faturat për këtë gjë” thotë qytetari.

Ndërkohë ditë më vonë i shkon një lajmërim se ai është debitor dhe duhet të paguaj akoma. Më erdhi një lajmërim se duhet të paguaja dhe 84 mijë lekë, dhe se duhet të paraqitesha në doganë se malli nuk ishte vlerësuar siç duhet” shprehet denoncues.

Në faturat që ju dhanë ditën që zhdoganoi mallin dilte tjetër vlerë ndërkohë vlera ndryshon pas pak ditësh.

Ai tregon se nuk është faji tij, dhe s’kishte pse të rikthehej në doganë dhe të bënte pagesën.

Punonjësja e doganës në takim me qytetarin   thotë se është në rregull,  madje i thotë dhe qytetarit se është në rregull, pasi pagoi aq sa ju kërkuan. Por sipas saj rivlerësimin e ka bërë Drejtoria e Përgjithshme të Doganave Tiranë dhe është  kapur gabimi. ” Unë s’kam çfarë bëj, sa  më doli në sistem aq pagove, më mbrapa nuk  di. ” shfajësohet doganierja.

RonaTyra

Për mos patur probleme dhe që mos të figuronte më debitor qytetari  detyrohet të paguajë shumën plus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu