Nëse punoni më shumë se kaq orë në javë, po rrezikoni të humbni flokët

0
Gjigandi

Një hulumtim i fundit ka sugjeruar, që njerëzit që punojnë me orë të gjata janë më të rrezikuar të mbeten pa flokë.

Shkencëtarët kanë gjetur se meshkujt, të cilët punojnë më shumë se 52 orë gjatë në jave, janë dyfish më të rrezikuar nga rënia e flokëve, në krahasim me ata që punojnë më pak se 40 orë gjatë një jave.

Hulumtuesit kanë ekzaminuar më shumë se 13.000 meshkujt, të cilët punojnë. Si rezultat është vërejtur se personat, të cilët punojnë mesatarisht 40 orë gjatë një jave zakonisht nuk kishin probleme të tilla, në krahasim me ata, që punojnë më shumë se 52 orë në jave, të cilët janë përballur me rënie të flokëve.

Sipas shkencëtarëve, ndryshimet e niveleve të hormoneve, të cilat paraqiten gjatë situatave stresuese mund të kenë ndikim në rënien e flokëve. Gjithashtu, stresi mund ta bëjë sistemin tonë imunitar t’i sulmoj këto folikula të skalpit duke shkaktuar rënien masive të flokëve.

Krahas orëve të punës, faktorët e tjerë që ndikojnë në rënien e hershme të flokëve janë: duhan pirja, mosha, statusi martesor dhe aktivitetet fizike.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu