Nëse femra e martuar duket mirë me gjithë moshën – patjetër duhet dhënë dorën bashkëshortit të saj. Ajo është merita e tij
Nuk e ka munduar bashkëshorten e vet me sjellje të pahijshme. Nuk e ka munduar me punë të rënda. Nuk e ka akuzuar, nuk e ka kritikuar, nuk e ka qortuar, as me zë të vrazhdë nuk i është drejtuar.
E ka përqafuar, e ka puthur dhe e ka dashur. Dhe e ka lavdëruar dhe i ka bërë komplimente. Dhe e ka mbrojtur nga rreziqet. Dhe e ka ngushëlluar kur ka qenë e brengosur. Dhe falë sjelljes së mirë ka pasur bashkëshorte bukuroshe.
Në moshën dyzetvjeçare kjo është aq e dukshme! Femra e bashkëshortit të mirë është e bukur, elegante, e qetë. Qëndron ulur apo punon diç nëpër shtëpi. Apo thjesht shëtit dorë për dore me bashkëshortin në mbrëmje, ndërkaq të gjithë meshkujt e tjerë ia kanë lakmi. Mendojnë: përse bashkëshortja ime nuk është e tillë?
Pra, është e qartë pse nuk është – për bashkëshorten duhet kujdesur si për gjënë më të vlefshme.
Si për një makinë të shtrenjtë. Dhe thjesht – si për një njeri. Dhe pranë çdo femre të martuar, jo më bukurosheje të re, qëndron ai të cilit duhet dhënë dorën – bashkëshorti i saj.
Dhe, natyrisht, ekzistojnë edhe dama të cilave bukurinë ia ka falur Zoti. Dhe me siguri edhe femra të cilat kanë e ruajtur bukurinë dhe dinjitetin në martesë të palumtur – mirëpo femra të tilla kurrë nuk ke mundësi t’i takosh. Patjetër duhet të kujdeseni për bashkëshorten tuaj nga ditët e rinisë – dhe atëherë me siguri do të jetë edhe femër e bukur, edhe femër e mençur. Dhe të gjithë do të thonë, i ka buzëqeshur atij njeriu fati me bashkëshorten!
Mbase edhe është ashtu. Mirëpo, para së gjithash, ajo është meritë e bashkëshortit të mençur dhe të mirë.
Dukja dhe karakteri i femrës varet shumë nga qëndrimi që e mbajmë ndaj saj.
Nga fjalët e mira bashkëshortet i bëjmë të shkëlqejnë dhe i rinojmë. Nga përqafimi bëhemi më belholla. Nga puthjet bëhemi më të bukura dhe më të mira…
Dhe pas femrës më të moshuar gjithmonë mund të shihni çfarë bashkëshorti ka – të mirë apo jo edhe aq të mirë.