Në shkurt të këtij viti, burime për “JustJared.com” konfirmuan se këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmi i bukur erdhi vetëm pak muaj pas dasmës së tyre madhështore, mirëpo çifti ka preferuar t’i mbajë gjërat sa më të fshehta.
Megjithëse nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike për pritjen e ëmbël, çifti doli hapur në publik në muajin maj, kur Turner u fotografua me dëshirën e saj me barkun e rrumbullakosur.
Tashmë, aktoren e ndajnë vetëm pak ditë nga ardhja në jetë e bebushit dhe duket se shtatzënia ka bërë të vetën.
Ajo e ka kaluar ditën në park me partnerin, Joe Jonas dhe nuk i ka shpëtuar dot syrin të paparacëve, ndërsa fotot e saj po bëjnë xhiron e rrjetit.
Sophie ka ndryshuar goxha nga pritja e ëmbël dhe sytë na mbetën tek barku i rrumbullakosur. Ndërkohë, nuk dimë ende asgjë për gjininë e bebushit.
Sophie dhe Joe u martuan në një ceremoni private në Las Vegas në muajin maj.
Disa muaj më vonë, ata i thanë sërish “Po” njëri-tjetrit në një dasmë të mbajtur në jug të Francës.