Kjo është metoda më e shpejtë dhe efektive për të pastruar bizhuteritë e floririt

0
Gjigandi

Nëse në dorën tuaj të majtë gjendet një unazë floriri të cilën e mbani në gisht prej më shumë se 20 vjetësh, ju ftojmë që ta hiqni. Ka ardhur koha për ta pastruar dhe Living ju fton ta bëni këtë duke ndjekur dy këshillat e mëposhtme. Ndryshe nga bizhuteritë e argjendit vëthët, unazat apo orat prej floriri nuk formojnë një shtresë opake në sipërfaqen e tyre të jashtme, por me kalimin e kohës mbledhin pluhur, papastërti të ndryshme dhe humbin shkëlqimin karakteristik. Living ju zbulon cila është mënyra më efektive për pastrimin e tyre:

1.Pastrojini me pastë dhëmbësh: Pasta e dhëmbëve ose kolinozi është një ndër produktet më të këshilluar për pastrimin e bizhuterive prej floriri. Ai është një abraziv delikat dhe nuk rrezikon që të krijojë shenja gërvishtjeje në sipërfaqen e tyre. Zgjidhni një furçe me qime të butë dhe fërkoni me lëvizje të thjeshta për 5 minuta bizhuteritë prej floriri.

Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm dhe fshijini me një napë pambuku ose pastrojini edhe një herë me sfungjer të njomur me uthull molle dhe lëreni të thahet natyralisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu