Në Ditën e Baballarëve, aktori i njohur merr dhuratën më të bukur nga i biri

0
Gjigandi

Kjo e diel e tretë e qershorit nuk përkon vetëm me solsticin e verës dhe me eklipsin e Diellit, por është edhe një ditë e veçantë për të gjithë baballarët.

E diela e tretë e qershorit në Amerikë, por edhe në botë, është një ditë e shënuar. Të gjithë urojnë dhe i dedikojnë babait dhurata dhe dedikime unike.

Me siguri, ju keni parë sot gjatë gjithë ditës personazhe të njohur që i kanë dedikuar një mesazh babait të tyre ose personazhe që kanë marrë dhurata nga fëmijët.

Në grupin e fundit është edhe aktori i njohur turk, Burak Özçivit, i cili ka marrë sot një dhuratë që e konsideron si më të bukurën në botë.

Është një vizatim nga djali i tij 1-vjeçar Karan, që e ka bërë të lumtur aktorin në një ditë si e sotmja, ndaj edhe këtë gëzim e ka ndarë në rrjet me të gjithë miqtë virtualë. Ylli i serialit të famshëm “Osmani”, ka shkruar në krah të fotos ku duken qartë vizatimet e para të vogëlushit: “Kjo duhet të jetë dhurata më e bukur në botë” – dhe të gjithë ndjekësit janë të një mendjeje me të.

RonaTyra

Ky Karan i vogël ju ngjan edhe juve shumë me të atin? Atëherë, kinemaja turke duhet të jetë gati… edhe vajzat, natyrisht!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu