Mos u bëni të mërzitshëm: Si të flisni në mënyrë që tjerët të duan t’ju dëgjojnë

0
Gjigandi

Nuk ka gjë më frustuese e të mundshme sesa ta bëni më të mirën që zëri juaj të dëgjohet, por prapëseprapë të ndiheni të injoruar.

Të gjithë e kemi përjetuar këtë.

Të gjithë kemi dashur ta bindim dikë: jam i përsosur për këtë punë, më zgjedh mua. Ideja ime do të funksionoj, më beso mua. Të dua, më jep një mundësi.

Prapëseprapë shumica prej nesh përjetojmë momente kur fjalët për të cilat kemi punuar shumë që t’i themi përfundojnë në vesh të shurdhur. Refuzimi sigurisht se lëndon.

Por, si mund ta ndryshoni këtë? Si mund të siguroheni se do t’ju dëgjojnë tjerët?

RonaTyra

Eksperti Julian Treasure ka treguar se çfarë duhet të bëni që tjerët të kenë dëshirë t’ju dëgjojnë.

Sipas tij janë katër gjëra të thjeshta e të lehta që ju nevojiten.

1: Sinqeriteti

Këshilla e tij e parë është të jeni të sinqertë. Bëhuni të qartë dhe të drejtpërdrejt.

Çdo gjë është shumë më e lehtë kur jeni të sinqertë.  Çdo njeri e din këtë, por prapë kemi tendenca të gënjejmë.

Ne duam të dukemi më mirë. Duam që tjerët të mos mendojnë keq për ne dhe duam t’u lëmë përshtypje të mirë.

Megjithatë, njerëzit janë më inteligjentë sesa ç’mendoni. Ata e kuptojnë kur gënjeni dhe menjëherë ju injorojnë duke ju konsideruar si person toksik.

Autenciteti

Eksperti ju inkurajon të bëheni vetvetja!

Autenciteti nënkupton të qëndroni të vërtetë për atë se kush jeni, se çfarë bëni dhe se me kë flisni.

Integriteti

Bëhuni fjala juaj. Bëni çfarë thoni. Bëhuni dikush të cilit tjerët i besojnë.

Dashuria

E fundit, eksperti dëshiron që ju të dashuroni.

Dhe, ai nuk nënkupton dashuri romantike. Ai nënkupton që me zemër t’ua doni të mirën tjerëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu