Modelja shqiptare zbulon se është në një lidhje, shumë shpejt drejt altarit

0
Gjigandi

Modelja e njohur Kristina Baki, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth eksperiencës së re si aktore, pjesë e kastit të filmit “Falco”.

Kristina e konsideroi të gjithën si një ëndërr fëmijërie të bërë realitet, duke pohuar se të qenit aktore i duket interesante dhe do pranonte me shumë dëshirë të interpretonte në filma të tjerë.

Përsa i përket jetës personale, modelja pranoi se është në një lidhje dashurie të bukur.

Ajo madje u shpreh se ka menduar edhe për martesën në një të ardhme jo shumë të largët.

Edhe pse nuk përcaktoi një periudhë konkrete, Kristina theksoi se tashmë ndihet gati dhe i pret me shumë dëshirë ndryshime të tilla.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu