Meshkujt, zakonisht nuk janë të mirë në shprehjen e ndjenjave. Nuk është se nuk duan të flasin për ndjenjat e tyre, vetëm se nuk e kanë në natyrë të ndalen të mendojmë shpesh për to.
Ndjenjat, sidomos ato të dashurisë, janë si ndjenjat që përjetojnë në ashensor. Ndiejnë një lloj emocioni të veçantë në brendësi të kokës, por shumicën e kohës nuk ia vënë veshin.
Shumica e femrave i simpatizojnë meshkujt që i shprehin ndjenjat, por nuk ka shumë të tillë. Megjithatë, vajza, nuk duhet t’i humbni shpresat. Sepse edhe nëse djaloshi juaj nuk ju tregon menjëherë sa shumë ju adhuron, ka disa shenja që tregojnë se ai po bie në dashuri.
Këtu kemi përmbledhur disa prej tyre:
Të dërgon mesazhe ‘të çmendura’
Sa më banal të jetë mesazhi, aq më i dashuruar duket se është. Në rast se të dërgon mesazhe dhe të thotë “bëra dush” ose “po shikoj film porno”, ai po të tregon se dëshiron të të ketë në shtrat.
Nëse të telefonon vazhdimisht
Janë tri arsye kur meshkujt e përdorin celularin: për punë, për urgjencë dhe për të dëgjuar zërin e dikujt. Dhë nëse nuk je sekretaria e operatorit telefonik që shfaqet në celular, atëherë zëri për të cilin është i interesuar është yti, kështu që trego vëmendje dhe mos e anashkalo këtë fakt.
Nuk merr shumë mesazhe nga të tjerat
Vajzat u shkruajnë meshkujve që u shkruajnë atyre, apo jo? Pra, nëse ajo ka ndaluar së dërguari mesazh, edhe ai e ka bërë këtë. Ai është i interesuar vetëm për ty në këtë fazë.
Ai të pyet për t’i dhënë këshilla
Çfarë duhet të vesh në këtë festë? A dukem bukur me këtë stil flokësh? Çfarë ngjyre duhet ta vesh këmishën? Këto janë pyetje që meshkujt ia bëjnë dikujt me të cilën janë tmerrësisht të dashuruar.
Dëgjo çfarë thonë shokët e tij për të
Askush nuk e njeh të dashurin tënd më shumë sesa shoqëria e tij. Kështu që dëgjo çfarë thonë ata për të, se si është sjellë kohët e fundit. Nëse thonë se ai është sjellë ndryshe, nuk po e tërheqin më gjërat e mëparshme dhe nuk po shpreh dëshirë për të komunikuar me ndonjë vajzë tjetër, atëherë dije se tashmë është në duart e tua.
Këshillë: Menaxhoje mirë situatën!