‘Merve’ heq dorë nga jeta luksoze në Stamboll, aktorja flet për jetën e re në fshat

0
Gjigandi

Aktorja Aslihan Gurbuz u bë shumë e njohur në Shqipëri me rolin e “Merves” në serialin “Vrasje të vogla”, ku luante rolin e një gruaje të pasur dhe që bënte jetë shumë luksoze. Mirëpo në jetën reale aktorja nuk është aspak kështu.

Ajo jeton në fshat dhe duket se e shijon shumë jetën e saj në këtë mënyrë. Deri vitin e kaluar Aslihan Gurbuz jetonte në Stamboll, por për shkak të disa problemeve me shëndetin, ajo vendosi të shpërngulej në fshat për një jetë më të mirë.

Aktorja poston shpesh foto nga jeta e saj mes natyrës dhe kafshëve. Në një prej postimeve të fundit, fansat e kanë pyetur aktoren se ku jeton dhe përgjigja e saj ka qenë për t’u duartrokitur.

 

“Kjo është pyetja më e shpeshtë që më bëjnë. Jetoj në buzë të një lumi, nën hijen e një peme, brenda një pylli, në një ishull. Jetoj në një vend që nuk ia dinë rëndësinë. Më pëlqen shumë të shoh jeshil-blu, ujë-qiell, lule-pemë, myshk-zogj. Kur zgjohem, më pëlqen të shoh një pemë, jo shtëpinë përballë, jo qendrën tregtare. Unë e dua natyrën, e shoh dhe më duket si parajsë. Nëse jeni duke e mbrojtur, jeni të respektuar. Përshëndetje për të gjithë nga një cep i këtij vendi”-ishte përgjigja e aktores.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu