Mendoi se nuk do bëhej kurrë nënë, modelja e Victoria’s Secret jep lajmin e ëmbël: Jam shtatzënë!

0
Gjigandi

Modelja e njohur e “Victoria’s Secret”, Romee Strijd ka dhënë lajmin e ëmbël se është shtatzënë për herë të parë. 25-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Laurens van Leeuwen do të bëhen së shpejti prindër.

Romee publikoi në Instagram një foto ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe e quajti mrekulli shtatzëninë pasi mendonte se nuk do të bëhej kurrë nënë.

“Ne do bëhemi me fëmijë. 2 vite më parë u diagnostikova me PCOS (Sindroma e vezoreve polikistike) pasi nuk më erdhën periodat për 7 vjet. U shkatërrova sepse të bëhesha nënë dhe të ndërtoja një familje me bashkëshortin tim ishte ëndrra më e madhe. Kisha kaq shumë frikë se nuk do t’i realizoja këto sepse më thanë që do jetë e vështirë të bëhesha me fëmijë në mënyrë natyrale. Fillova të lexoj për sindromën dhe dola në konkluzonin se sindroma ime nuk ishte tipike.

Mua më ishte shfaqur për shkak se trupi im ishte në stres të vazhdueshëm. Nuk ndihesha e stresuar mendërisht prandaj ishte e vështirë ta kuptoja, por jeta ime konsistonte në udhëtime gjithë kohës, ushtrime çdo ditë, haja shumë shëndetshëm dhe strikt. Mendoj se kam ushtruar presion në trupin tim dhe çdo trup është i ndryshëm, por mendoj se pesha ime nuk ishte e duhur që trupi im të funksiononte siç duhet dhe nuk e përballonte udhëtimin e vazhdueshëm.

Në këtë pikë fillova të kërkoj për shërim natyral të sindromës dhe dola në konkluzionin që duhet të bëj më pak ushtrime, mos të kufizoj ushqimet, të jem e mirë me veten dhe të pushoj kur duhet. Gjithashtu provova disa suplemnte natyrale, akupunkturë dhe u kthyem përsëri në Hollandë, për të kaluar më shumë kohë me familjen meqënëse unë jam një person familjar. Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse që periodat mu kthyen nëntorin e vitit të kaluar dhe së shpejti do bëhemi tre. Vajzave që po mundohen të ngelin shtatzënë dua t’i them besoni në vete dhe duajeni veten tuaj dhe trupin tuaj dhe mos lejoni mendimet t’ju stresojnë”, shkruan modelja.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu