Një eksperte mbretërore beson se do të shohim “gjëra të mëdha” nga Meghan Markle, pasi që pandemia coronavirus të largohet nga mbarë globi.
Meghan dhe bashkëshorti i saj, princ Harry, kanë vendosur të financojnë në veten e tyre, pasi u tërhoqën nga familja mbretërore, shkruan Daily Star.
Dyshja thuhet se do të jenë pjesëmarrës në çdo ‘tapet të kuq’, pasi kriza globale të përfundojë, kjo sipas një deklarate të një eksperti mbretëror.
Meghan tashmë ka bërë një punë narrative në dokumentarin e ri “Disneynature Elephants” dhe kjo mund të cilësohet thjeshtë fillimi. Ekspertja e etikës dhe analistja mbretërore, Myka Meier, beson se ish-aktorja do të përfshihet në filma të mëdhenj.
“Unë mendoj se do ta shohim Meghan përsëri në aktrim për sa u përket filmave me personazhe kryesore. Ajo do të bëjë përzgjedhje, por mendoj se do t’i shohim shumë prej tyre”, ka thënë ekspertja për Obsession Royally.
Kjo vjen pasi një agjent i pasurive në hollivud pretendoi se dyshja do të bënin gabim të mash nëse do të jetojnë në Los Angeles të Kalifornisë.