Vetëm pak ditë më parë fotoja e modeles, Arbenita Ismajli, e cila shfaqej në faqen e Instagram-it të një klinike në Rusi bëri xhiron e rrjetit.
Referuar fotos, dukej se Arbenita kishte kryer disa ndërhyrje në fytyrën e saj, për të cilat askush nuk ishte në dijeni.
Pasi lajmi mori dhenë, modelja, që çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram, u rikthye për të mohuar gjithçka.
{“videoid”:”1593019516441″,”type”:50,”ratio”:0.75}
Ajo ka dhënë të tjera prova që mohojnë ndërhyrjet në fytyrë për të cilat u akuzua disa ditë më parë.
Në një postim në InstaStory, Arbenita ka ndarë një video të nëntorit të 2017, kur ende nuk merrej me modeling dhe duket e njëjtë si sot.
Por Arbenita nuk e ka lënë me kaq. Në një tjetër instastory të publikuar pak orë më parë modelja ka reaguar ndaj mediave shqiptare dhe nuk është kursyer aspak.
“Ma keni shpif. Në njërën an doni t’jem pjes e emisioneve tjuaja, në anën tjetër hani … Mbajeni emrin tim larg gojës tuaj të ndyrë” shkruan Arbenita.