Këngëtari Labinot Tahiri po vazhdon të këmbëngul për prirjet e tij rreth virusit COVID-19.
Teksa ditë më parë së bashku me kolegët dhe pronarët e restoranteve zhvilloi një protestë para Qeverisë së Kosovës, Labi vazhdimisht ka publikuar edhe statuse në rrjetet sociale, duke treguar mos-besimin e tij ndaj virusit që ka kapluar botën.
E një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, duke publikuar në rrjetin social Instagram një video, të një interviste të fundit të avokatit dhe aktivistit Zaçe Islami në Vizion Plus.
Islami i cili njihet për deklaratat e tij të forta në publik, citoi gjatë kësaj interviste se sipas tij “vaksina nuk ekziston, por kërkojnë të na vrasin”.
Me një deklaratë të tillë duket se pajtohet plotësisht Labi, i cili ka publikuar këtë video të Zaçes në Instagram, duke i bërë thirrje popullit që të mos marrin vaksinën për COVID-19 nëse ajo shpiket.
“E po nuk jam i vetmi që mendoj! E dyta ju lus që herë do kur mos pranoni vaksinën në trupin tuaj sepse të merr mali…para kohës. Ju dua sa vetën”, ka shkruar Labinot Tahiri në Instagram.
I njëjti ka treguar së fundmi se është nisur për në Ulqin, qytet ky në të cilin është shprehur se nuk do të hezitojë që të këndojë live për publikun.