Kush është këngëtarja e njohur shqiptare nga Bujanovci që po çmend Serbinë me spotin më të ri

0
Gjigandi

Preshevë, 22 nentor -Viteve te fundit duket se per Kosoven, per shqiptaret po lobojne me shume kembet e lojtareve dhe zeri i kengetareve nga diaspora se sa lideret, poltikajt e  Kosovës. E themi këte me plot aresye, se këngëtaret tona në diasporë po vazhdojnë ta pasurojnë sfondin tonë muzikore dhe shumë nga to, me sukses po i tejkalojnë përmasat kombëtare duke na bërë të njohur si popull autokton jo vetem ne ballkan por edhe në arenën nderkombëtare. Kete e deshmon edhe kengetarja jone tashme e njohur Albana Azizi e lindur në Zvicër, e cila është me origjinë nga Bujanoca e cika krahas kenges, studion stomatologjinë ne Universitetin e Bernës, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Albana Azizi, kengetarja e njohur shqiptaro-zvicerane nga Bujanoci qe po dridh Serbine me Klipin me te ri te saj

Një këngë me premisa për t’u bërë hit, e realizuar me motive nga trashëgimia jonë kulturore, që fillon me Kalanë e Novobërdës ka shkaktuar reagime te ashpra  ne Serbi, sidomos ne mediat serbe  duke u bërë temë e debatri, e polemikave mes serbëve dhe shqiptarëve, i përgjigjet trendit të ri të motivimit të këngëve nga këngëtarët tanë… “Shqiptarët këndojnë atë që i pret serbët nëse heqin dorë nga Kosova” (“Albanka otpevala šta čeka Srbe ako se odreknu Kosova“) eshte ky titulli i gazetave serbe qe diteve te fundit jane marrur me spotin me te ri te këngetares sone tashme te njohur Albana Azizi me origjine shqiptare nga Bujanoca e cila jeton dhe vepron ne Zvicer.

“Këngëtarja shqiptare Albana Azizi sapo ka shokuar publikun serb duke skalitur një video në Kishën e Shën Nikollës në Novo Brdo” (“Albanska pevačica Aljbana Azizi upravo je šokirala srpsku javnost time što je oskudno odevena snimila spot u Crkvi Svetog Nikole u Novom Brdu..“) ka shrkuar ne vazdim gazeta serbe “Novosti”

RonaTyra

“Këngëtarja e njohur shqiptare me nënshtetësi zvicerane, Alban Azizi, sapo ka tronditur publikun serb duke zhveshur një video në Kishën e Shën Nikollës në Novo Brdo, afër Prishtinës. (“Albanska pevačica sa švajcarskim državljanstvom Aljbana Azizi upravo je šokirala srpsku javnost time što je oskudno odevena snimila spot u Crkvi Svetog Nikole u Novom Brdu, u blizini Prištine.”) kane shkruar gazetat serbe, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Sipas mediave serbe “Albana Azizi, spaska kerkuar lejen e kishës serbe SPC” per t eeknduar aty, por gjithçka ishte bërë me iniciativën e saj dhe paras syve te  institucioneve ndërkombëtare.” Kjo cfare shkruajne mediat serbe duket me shume se qesharake, te pyeten serbet ne token e shiptareve, ne shttine  Kosves se ku dhe kru duhet kenduar?!, budallakia ska fund, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Politika e standardeve të dyfishta po përsëritet dhe sot, siç ishte tridhjetë vjet më parë, serbët trajtohen si njerëz të klasit të dytë në botën globale të mediave. Dhe kjo është ajo që është e padurueshme për serbët, ” ka komentuiar  historiani Milos Koviç për gazeten ruso-serbe Sputnik, duke shtuar se e gjithë kjo çon në krijimin e një” Shqipërie të Madhe “.

Sipas tij tij “perëndimi është duke llogaritur në aneksimin e Kosovës në “Shqipërinë e Madhe”.

“Kur bëhet fjalë për fyerjen apo përpjekjen e fundit për të desacralizuar Kishën e Shën Nikollës, supozoj se pas tij është dikush që” kujdeset “për gjëra të tilla dhe që ndoshta ka porositur një këngë të tillë dhe një video si kjo e Albana Azizit”, thotë historiani Milos Koviç për Sputnik.

Sipas tij, kjo është prova më e mirë e asaj që pret njerëzit dhe shenjtorët tanë në Kosovë, nëse lejojmë shkëputjen e Kosovës nga Republika e Serbisë.

Koviç vëren se është e paqartë pse askush në botën e civilizuar nuk i ka dënuar ende këto ngjarje. Ai pyet veten nëse do të heshtë nëse gjëra të ngjashme do të bëheshin në xhami ose katedrale katolike.

Deri më tani, vetëm Dioqeza e Raska-Prizrenit dhe Kosova-Metohija kanë dënuar këto ngjarje, si dhe Lista Serbe, e cila theksoi se videoja nga Alba Aziz është vazhdim i përdhosjes së faltoreve dhe objekteve të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe Metohi dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të marrë mbrojtjen më vendimtare e lutjeve serbe

Sipas spotit, ajo duket që është e lidhur me motivet e vendlindjes atdhetur te saj. Ndërsa kënga e saj, pritet të pëlqehet nga të rinjtë e moshës së clubeve në Kosovë dhe diasporë. Kënga është shkruar nga Floriant Salihu dhe vetë këngëtarja, ndërsa spoti nga Urban Graphics

Kështu, një këngë dashurie që i kushtohet një vajze që po e kërkojnë të martohet – mbase edhe për arsyen se në këtë moshë është edhe vetë Albana – të cilën e shoqërojnë valltare me veshje kombëtare, në refren thotë “Of of sa mirë ta bana, që s’të lash me ndejtë te nana. Edhe Nana e ka ditë, që për mua vajzë je rritë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu