Kundër vaksinës së Covid-19, përgatituni për një tufë çudirash të thëna nga kandidati për president – Kanye West

0
Gjigandi

Në një intervistë katër-orëshe me Forbes, kandidati i mundshëm për president të SHBA-ave, Kanye West ka folur për çdo gjë, nga mendimi i tij për pandeminë, deri te besimi se ofruesit e Prindërimit të Planifikuar (Planned Parenthood) bëjnë “punën e Djallit”.

West tha se ai besonte se klinikat e Prindërimit të Planifikuar “janë vendosur brenda qyteteve për të bërë punën e Djallit”. Këto klinika ofrojnë përkujdes shëndetësor seksual për njerëzit në të gjithë Amerikën.

Gjithashtu Kanye, i cili është kritikuar ashpër për mbështetjen që i ka ofruar Trump-it, tha se e ka humbur besimin tek ai. Ndoshta sepse tani janë kundërshtarë?! Këtë nuk e dimë, por Kanye na çuditi sërish me këtë deklaratë.

Prisni se ka akoma!

Reperi dhe kandidati i mundshëm për president tha se është prekur nga koronavirusi në shkurt dhe shpjegoi se ka kaluar ditë të tëra i shtrirë në shtrat dhe shumë sëmurë, pa e ditur çfarë kishte.

RonaTyra

Por kjo nuk është e gjitha, West gjithashtu nënkuptoi se ai besonte se koronavirusi është një ndëshkim hyjnor, pasi kur u pyet për një kurë ndaj Covid-19,  ai u përgjigj: “Ne duhet të ndalojmë së bëri gjëra që e nevrikosin Perëndinë”.

West rrëfeu gjatë intervistës se ai është kundër vaksinave ndaj Covid-19, duke thënë se si pasojë e tyre “ne nuk mund të kapërcejmë portat e parajsës”.

Duke sqaruar se “ata” janë “njerëzit që kanë Djallin brenda tyre”, West vazhdoi, “Ata duan të vendosin çipa brenda nesh, ata duan të bëjnë të gjitha llojet e gjërave, për të bërë të mundur që ne të mos t’i kapërcejmë portat e parajsës.”

Tema e një vaksinës së koronavirusit është përfshirë në teoritë e shumta konspirative, përfshirë edhe teorinë e mikroçipit që përmendi Kanye – i cili pretendon se themeluesi i Microsoft, Bill Gates po vendos mikroçipa te njerëzit me anë të vaksinave, në mënyrë që t’i gjurmojë ata.

Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates tha për BBC se ky është një pretendim “i rremë” dhe nuk ka prova që të mbështesin teorinë.

Ndërkohë që në vjeshtë pritet një valë e dytë e koronavirusit, vaksina ende nuk është gjetur.

Një sondazh i fundit i YouGov i kryer nga “Centre for Countering Digital Hate” zbuloi se gati një në gjashtë britanikë mendonin se do ta refuzonin vaksinën ndaj koronavirusit kur ajo të ishte e disponueshme. Vetëm 38% thoshin se do të vaksinoheshin, ndërsa 31% përgjigjeshin me “ndoshta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu