Autoritetet: Neo-nazistët po nxisin mbështetësit të infektojnë me Covid çifutët e muslimanët

0
Gjigandi

Agjencitë britanike të rendit thanë sot se grupe neo-naziste të së djathtës eksetreme po inkurajonin mbështetësit e tyre të “infektojnë qëllimisht” me koronavirus hebrejtë dhe muslimanët, teksa tentojnë të përfitojnë sa munden nga pandemia.

Komisioni britanik anti-ekstremizëm tha se kishte marrë raportime në rritje se ekstremistët islamistë dhe të së djathtës ekstreme po shfrytëzojnë krizën për të mbjellë përçarje, racizëm e ksenofobi, duke shpërndarë informacione të rreme në të gjithë spektrin ideologjik.
 
Raporti mes të tjerash thoshte: “Grupe islamiste po shpërndajnë propagandë anti-demokratike e anti-perëndimore, duke pretenduar se Covid-19 është dënimi hyjnor për ‘degjenerimin’ perëndimor.
“Aktivistët e të djathtës ekstreme britanike apo të grupeve Neo-Naziste po nxisin njerëz të infektojnë me koronavirus grupe të caktuara”.
Ndërsa politikanët e të djathtës ekstreme dhe kompanitë e lajmeve po e përdorin virusin për të avancuar axhendën e tyre “anti-emigracion dhe populiste”, thuhej në raportin britanik.
Koordinatori britanik i parandalimit terrorizmit Nik Adams, tha se njerëzit e dobët tërhiqen drejt këtyre teorive apo dhe aktiviteteve terroriste, në një kohë kur shkollat, shërbimet e shëndetit mendor apo shëndetit publik, janë goditur nga pandemia, shkruan CNN.
 

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu