Pse plasariten thembrat dhe si t’i rregulloni ato natyralisht

0
Gjigandi

Nëse vini re çarje tek këmbët, me siguri supozoni se është për shkak të dehidrimit ose mungesës së lagështirës në lëkurën tuaj. Sidoqoftë, në disa raste, mund të ketë arsye të tjera pse lëkura është e thatë.

Këto janë 6 arsyet se pse ndodh plasaritja dhe si t’i rregulloni ato:

6. Peshë ekstra

Pse:

Këmbët mbajnë peshën e gjithë trupit. Kështu që kur të fitoni peshë shtesë, rritet presioni tek thembrat. Në këtë rast, thembra detyrohet të zgjerohet anash për të përballuar më shumë peshë. Dhe nëse lëkura juaj ka mungesë lagështie, ajo çahet.

RonaTyra

Si ta rregulloni:

Gjithmonë mbajeni peshën brenda intervalit “normal”. Gjithashtu, mbani parasysh që diabetikët priren të kenë plasaritje tek thembrat, kështu që kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak rregullisht.

5. Mungesa e vitaminave

Pse:

Pa disa vitamina vitale, minerale dhe lëndë ushqyese të tjera, lëkura juaj thjesht nuk mund të funksionojë siç duhet dhe bëhet e thatë dhe e trashë.

Si ta rregulloni:

Shtoni më shumë ushqime të pasura me vitamina A, B3, C, E, zink dhe omega-3 acide yndyrore në dietën tuaj.

4. Këpucë të gabuara

Pse:

Këpucët e hapura ose sandalet lejojnë që dhjami nën thembrën tuaj të zgjerohet anash dhe të rrisë mundësinë e çarjes në thembra. Këpucët jo të përshtatshme dhe lëkura e hollë gjithashtu mund t’ju shkaktojë plasaritje dhe dhimbje.

Si ta rregulloni:

Vishni këpucë të mbyllura.

3. Menopauza

Pse:

Pas menopauzës, disa gra kanë tendencë të kenë ” keratoderma”, gjendje që mund të shkaktojë lëkurë të plasaritur në thembra dhe pjesë të tjera të trupit.

Si ta rregulloni:

Për të hequr qafe plasaritjet, mund të provoni të aplikoni krem estrogjeni, por mos harroni të konsultoheni më parë me mjekun tuaj.

2. Duke qëndruar në këmbë për një kohë të gjatë

Pse:

Qëndrimi në këmbë për një periudhë të gjatë kohore, veçanërisht në dyshemetë e ngurta ose prej druri, mund të ushtrojë presion shtesë tek këmbët dhe të acarojë lëkurën e kësaj zone.

Si ta rregulloni:

Mundohuni të shmangni qëndrimin në këmbë për një periudhë të gjatë. Nëse nuk është e mundur, bëni disa ushtrime të thjeshta për të rishpërndarë presionin nga thembrat tuaja herë pas here.

1. Rutina e gabuar e dushit

Pse:

Dushi i gjatë dhe shumë i nxehtë nuk është një ide e mire, sepse uji në këmbët tuaja mund të largojë vajrat natyralë nga lëkura dhe ta bëjë atë të ashpër dhe të thatë.

Si ta rregulloni:

Gjithmonë përdorni ujë të ngrohtë kur bëni dush, kufizoni kohën që qëndroni në banjë nga 5-10 minuta për të mos humbur më shumë lagështi, fshini këmbët me një peshqir pasi t’i keni larë dhe sigurohuni që të aplikoni një hidratues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu