KQZ “rrëzon” referendumin për ndryshimin e sistemit

0
Gjigandi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur debatin ligjor për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri. Me një votim të paqartë nga ana proceduriale, anëtarët e këtij komisioni kanë rrëzuar kërkesën e një grupi nismëtarësh të shoqërisë civile që kërkonin mbajtjen e një referendum popullor për të vendosur për ndryshimin e sistemit zgjedhor në vendin tonë.

”Mos bëni gallatë në KQZ. O je pro ose kundër. Nuk ka nevojë të ngremë zërin.”

Komisioni hodhi poshtë me shumicë votash edhe propozimin e anëtares Rezarta Bitri, që shqyrtimi i kësaj kërkese të bëhej në janar, për të kapur afatet kohore që përcaktohen në legjislacion për shqyrtimin e kërkese për referendum.

”Unë këtu nuk mund të jem pro dhe nuk mund të përkrah opinione të tilla. Duhet të jenë eksplicite të saqruara. Nëse për veprimtarinë gjyqësore ka akt normativ të qverisë, këtu nuk kemi asnjë akt rregullator në rastin në fjalë.”

Vendimi ka lënë të pakënaqur përfaqësuesit e shoqërisë civile që ndërmorën nismën për referendum.

RonaTyra

”Ky komision ose një pjesë e anëtarësisë së këtij komisioni, e lexojnë ligjin në mënyrë të tillë që referendumet në Shqipëri mund të bëhen vetëm nëse kërkesat bëhet në janar dhe këto kërkesa përfundojnë në mars.”

Shqipëria në gati 30 vite pluralizëm ka mundur të zhvillojë vetëm një referendum popullor, atë të vitit 1994, ndërsa të gjitha nismat e tjera kanë dështuar, pasi nismat nuk kanë mundur të miratohen më parë në institucione.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu