Koka: Teatri jo çështje parash, Rama e ka personale

0
Gjigandi

Gazetari Beldian Koka është i mendimit se kryeministri Edi Rama e ka personale me Teatrin. Në një analizë të bërë në Ora News, Koka tha se Teatri nuk është çështje parash, pasi Rama ka bërë dëme edhe më të mëdha financiare sesa kjo me Teatrin.

Koka tha se shembja e Teatrit është një nga aktet më të rënda në 30 vitet e fundit

Bledian Koka: Njeriu që për më shumë se 20 vjet ka treguar që e ka personale me godinën dhe nuk e di çfarë ka ndodhur në atë godinë që Rama e ka personale. Ca informacione dhe dyshime i kam, por nuk është koha dhe vendi që ti përmendim. Nuk mund të thuhet që një shtetar të ketë një mllef të tillë, i cili ka nisur që prej vitit 1998, kur ai mori pushtetin.

Unë nuk besoj se çështja e Teatrit është çështje parash. Unë e përjashtoj, sepse zoti Rama në atë që kemi denoncuar ka bërë dëme financiar që prodhojnë korrupsion shumë më të madh se kaq. Se u bënë disa kulla kjo nuk e bën diferencën. Akti për të shembur teatrin është i pafalshëm dhe i pakuptueshëm.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu