Kështu duhet t’u përgjigjet një femër thirrjeve të një njeriu të papjekur: Nuk ekziston mënyrë më e mirë!

0
Gjigandi

Një ditë një “njeri” më është drejtuar me këto fjalë: “Femrave në jetë nuk u duhet asgjë tjetër pos parasë dhe seksit të mirë!”

Kur dëgjoj komente të këtilla, në çast më ngrihen flokët në kokë.

Unë jam ndër ato femra të cilave gjuha gjithmonë u funksionon mirë. Prandaj pa hezituar fare i kam thënë:

“Djalosh, mua në jetë më duhet stabiliteti. Dëshiroj të jem e sigurt në mashkullin tim që të ndihem e mbrojtur pranë tij. Dëshiroj të di a më do, që ajo dashuri të tregohet me veprimet e tij, në planet për të ardhmen! Dëshiroj të di që nëse nesër do të sëmurem, ai do të jetë aty pranë meje edhe në momente të mira edhe në momente të këqija.

Dëshiroj të di që pa u frikësuar fare ta lë të shkojë ku të dëshirojë dhe kurrë të mos mendoj që ka shkuar pas ndonjë tjetre, përcjell Telegrafi, fjalët e kësaj gruaje.

RonaTyra

Dëshiroj dikë me të cilin do të marr kredi, të blej shtëpi, të rris fëmijë, duke e ditur që nesër nuk do të jem e braktisur.

Dëshiroj dikë i cili do të qëndrojë pranë meje para atij personi të tmerrshëm të quajtur ofiqar.

Nuk dua që nesër do të detyrohem patjetër t’ua sqaroj fëmijëve përse babai i tyre frikësohet nga çdo gjë, sepse është në depresion, përse nuk ka kohë të thërrasë gjyshen apo gjyshin, ndërkaq rregullisht pi birrë me shokët para kioskës më të afërt.

Më duhet mashkulli i cili nuk do të brengoset nëse e ëma e tij më do apo jo, a janë të pajtimit miqtë e tij me atë që unë t’i bëhem e dashura e tij, a i pëlqej qenit të tij…

Poenta nuk është në seks por në siguri. Mua nuk më nevojitet portofoli me centimetra por mashkulli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu