Investimi më i mirë që mund të bëni për karrierën dhe jetën tuaj

0
Gjigandi

Për shumë njerëz, muajt e fundit kanë qenë një ushtrim durimi, veçanërisht në lidhje me progresin në karrierë. Shumë gjëra kanë mbetur pezull, bllokuar apo anuluar, aq sa mund të jetë e vështirë të gjeni forcën për të ecur përpara, për të arritur objektivat.

Në vend që t’i lini pengesat e shkaktuara nga COVID t’ju mposhtin, përdoreni këtë kohë për të investuar në një gjë që do të sjellë dobi në karrierën tuaj – te vetvetja.

Më poshtë janë pesë mënyra të thjeshta se si mund të investoni te vetja, për të cilat nuk do të pengoheni kurrë.

1.Jini të qartë dhe koherentë me objektivat

Çfarë dëshironi? Kjo është pyetja që u bëj klientëve të mi potencialë, pasi qartësia dhe përcaktimi i objektivave janë të rëndësishëm për të hartuar një plan për t’i arritur.

RonaTyra

Mënyra më e mirë për të fituar qartësi është të ndalni hapin dhe të reflektoni se çfarë dëshironi më shumë. Kjo mund të jetë e vështirë, mbi të gjitha nëse keni përballur me frikën dhe pasiguritë për të njohur ëndrrat apo nëse nuk keni shtypur kurrë butonin e pauzës gjatë jetës së vrullshme, për t’i dhënë pak kohë vetes për ta bërë këtë.

Pasi të jeni të qartë, ju duhet të orientoni objektivat tuaja në një mjedis që t’i mbështesë ato dhe t’ju ndihmojë të qëndroni larg gjërave që mund t’ju shpërqendrojnë. Kjo nis duke kuptuar se si po e shpenzoni kohën tuaj dhe ku dhe me kë po e investoni përqendrimin tuaj. Pyesni veten nëse kjo zgjedhje ju ndihmon apo ju pengon që t’i arrini objektivat. Nëse njerëzit që ju rrethojnë, ju pengojnë për të realizuar atë që duhet të bëni, largohuni prej tyre dhe gjeni një rreth të rinj njerëzish me energji pozitive që mbështesin qëllimet tuaja.

2.Kushtojini kohë leximit

Sipas një sondazhi të kryer nga Pew Research Center, 27% e amerikanëve në moshë të rritur deklaruan se ata nuk kishin lexuar asnjë libër, të gjithin, apo pjesërisht, në vitin e fundit. Në kontrast me liderë si Bill Gates, i cili lexoni 50 libra në vit apo Mark  Cuban, i cili lexon tre orë në ditë.

Kërkimet thonë se leximi sjell përfitime të mëdha. Lexuesit e ndërtojnë aftësinë  e tyre intelektuale duke arsyetuar dhe duke zgjidhur probleme, kanë aftësi më të mira dhe zotërojnë një perspektivë më të gjerë, që i jep mundësi për të imagjinuar mundësi të shumta. Leximi është edhe një nga mënyrat më të thjeshta për të fituar informacione të reja, që ju lejon të thelloheni përtej hapësirës suaj të kompetencave, dhe mund të ushqejë krijimtarinë dhe inovacionin.

3.Mësoni të thoni “jo”

Të thënët gjithnjë po mund t’ju rraskapitë, stresojë dhe me pak kohë që do t’ju mbetet, do t’ju bëjë të pyesni veten se pse keni qenë kaq i zënë por jo produktiv.

Miliarderi Warren Buffett, president dhe CEO i Berkshire Hathaway, beson se “ndryshimi midis njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve vërtet të suksesshëm është se njerëzit vërtet të suksesshëm thonë jo në thuajse çdo gjë”. Vini re, Buffet thotë në “thuajse çdo gjë”.  Ai e ka fjalën për aftësinë tonë për t’u bërë zotër të procesit të vendimmarrjes dhe planifikimit të kohës.  Pasi koha është një burim i kufizuar, i cili nuk mund të gjendet, investoni në të me urtësi, duke u dhënë përparësi dhe duke u përqendruar në atë çfarë ka më shumë rëndësi për ju.

4.Thoni po ndaj mundësive të rritjes

Të thënët “po” nuk është gjithnjë diçka e keqe. Ajo ju fton në bashkëpunime, fuqizon dhe afirmon të tjerët, dhe çfarë është më e rëndësishme, ju ndihmon të rriteni. Nëse ju prisni deri sa të ndiheni gati për të kapur një mundësi, me shumë gjasa, ajo do t’ju shpëtojë nga duart. Të thuash ‘po’, do të thotë se ju jeni gati për të dalë nga zona juaj e komfortit dhe të përqafoni një sfidë të re. Duke thënë po, ju përqafoni natyrshëm një mendësi rritjeje, e shoqëruar me kureshtje. Të thuash po krijon edhe një mjedis ku është e sigurt se do të provosh, të dështosh, të mësosh e të krijosh diçka të re.

5.Jepini përparësi mirëqenies

Të jetosh në një botë me një kulturë “gjithnjë në lëvizje” mund të krijojë çoroditje në mirëqenien tuaj. Nëse keni dhembje koke të shpeshta, jeni sëmurë e të lodhur (sërish) apo të pamotivuar, të gjitha këto janë kambana alarmi se ju duhet të bëni pak pushim. Merrni kohë për veten, për shembull duke fjetur një orë, duke kufizuar qëndrimin para ekranit, duke e lënë telefonin larg dhomës së gjumit dhe duke e ruajtur të freskët temperaturën e dhomës.

Hani shëndetshëm dhe bëni ushtrime. Ripërtërini shpirtin tuaj duke medituar, duke u lutur apo duke reflektuar; kaloni kohë në natyrë dhe vizitoni miqtë dhe njerëzit e dashur.

Mësoni të qetësoni sistemin tuaj nervor kur ndiheni të trazuar, me frymëmarrje të thella, duke mbajtur dorën në zemër – gjatë kësaj kohe në organizëm do të çlirohet hormoni i oksitocionës, i cili ju bën të ndiheni të sigurt. Mësoni të praktikoni dhembshurinë, duke e trajtuar veten si të ishte një mik i çmuar. Kini parasysh se gjërat që i thoni vetes janë fjalët më të rëndësishme që artikuloni. Fjalët janë të fuqishme, ndaj zgjidhini me urtësi dhe ruani një mendësi rritjeje për të nxitur progresin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu